Interi ka 50 milionë euro për të shpenzuar në janar

18/12/2019 16:54

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është ankuar në vazhdimësi që ka një organikë të kufizuar, kështu që drejtuesit zikaltër po presin merkaton e janarit për të bërë përforcimet e nevojshme.

Sikurse shkruan “Gazzetta dello Sport”, shuma që do kenë Ausilio dhe Marotta për të shpenzuar është 50 milionë euro, përtej shumës që mund të përftohet nga shitja përfundimtare e kartonit të Gabigolit, që është i huazuar te Flamengo.

Në krye të listës është Dejan Kulusevski, për të cilin ka patur kontakte me Atalantën. Futbollisti në fjalë vlerësohet 40 milionë euro, ndërsa De Paul, që gjithsesi mbetet një alternativë, është më larg Interit.

E ftohtë edhe pista “Vidal”, duke parë që Barcelona nuk dëshiron të shesë, ndërsa për krahun e majtë po merr më shumë pikë alternativa Marcos Alonso. Chelsea kërkon 35 milionë euro për spanjollin, ndërsa Interi preferon huazimin me të drejtë blerjeje.

Top Channel