Në Greqi janë zbuluar nga arkeologët artefakte dhe bizhuteri, që janë më të vjetra se 3 mijë vjet.

Në mesin e gjërave të gjetura janë një unazë me figurat e buajve të rrethuar me kallinj dhe një qafore me figurën e një “perëndie”, sipas besimit të egjiptianëve të lashtë. Ky zbulim do të ofrojë fakte dhe shenja të reja për tregtinë dhe kulturën e asaj periudhe historike.

Varret e lashta u zbuluan afër pallatit të Epokës së Bronzit në Pylos, në rajonin jugor grek të Peloponezit. Ato nuk janë larg një varri tjetër që ishte zbuluar në vitin 2015, i cili besohet të ketë qenë i udhëheqësit të qytetit të lashtë.

Pjesa e sipërme e këtyre varreve ishte shembur para shumë vjetësh dhe kështu ato janë mbuluar me shumë dhe, duke ua bërë të pamundur plaçkitësve që t’i gjejnë dhe t’i vjedhin gjërat e çmuara.

Në vitin 2015, arkeologët grekë e kishin zbuluar një varr të një burri me status të lartë të asaj epoke. Në varr ishin gjetur edhe armë dhe stoli ari, shkruan “BBC”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel