Xhevat Mani nga fshati Bishqem i Peqinit çdo vit rrit rreth 80-100 gjela deti. Së bashku me familjen kujdesen për rritjen e gjelit të detit, i cili edhe pse kërkon shumë mundim, mbetet traditë e kësaj zone.

Siç e kërkon tradita, tryezës së fundvitit nuk mund t’i mungojë gjeli i detit, ndërsa, së paku zona e Peqinit, nuk vuan për shitjen.

Por nuk ka familje fshati në Peqin që të mos rrisë gjelin e detit. Tashmë në mesin e dhjetorit çmimi këtu shkon nga 800-900 lekë për kilogramë ndërsa aksi rrugor nga Rrogozhina e deri në Elbasan në këtë periudhë të viti kthehet në një treg gjelash.

Peqini është i pasur me ullishte, ndaj dhe sipas banorëve gjeli i detit këtu është më i shijshëm pikërisht sepse ushqehet me ullinj.

Top Channel