Mbrojtësi tetovarë, Xhelil Abdulla nuk do të jetë pjesë e KF Llapit nga Podujeva në vazhdim të sezonit në elitën e futbollit kosovarë.

Duke parë skuadrën jashtë objektivave të vendosura para fillimit të sezonit, lojtari ka kërkuar largimin, duke gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Llapit për ndërprerje të parakohshme të kontratës që i lidhte palët deri në verë të vitit 2020.

Lajmin për ndarjen me Llapin e ka bërë publik vetë Abdulla përmes rrjeteve sociale.

“Faleminderit KF Llapi! Pas gjashtë muajve në KF Llapi të Podujevës, në bisedime me kryesinë e klubit kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin. Falënderoj të gjithë në klub, bashkë me tifozët për bashkëpunimin korrekt dhe ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Me respekt, Xhelil Abdulla”, ka shkruar në profilin e tij të rrjeteve sociale futbollisti tetovar, i cili tashmë është lojtar i lirë dhe në pritje të ofertave për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën në të ardhmen.

Top Channel