Nga Krasnodari në Kharkiv/ Lufta merr jetë civile ndërsa shtyhen bisedimet për paqe, dy fëmijë vriten pas sulmit me dron në një çerdhe Në Argjentinë, është fotoja që sot po qarkullon më shumë dhe tregon momentin e dhimbshëm të përqafimit të një adoleshenti me qenin e tij, të cilit i ka pushuar zemra.
Qeni, një boxer me emrin Magui, pësoi infarkt për shkak të fishekzjarreve në Esquel, në province e Chubu-t. Fotoja që pronari i qenit kishte postuar në Facebook, është ndarë nga organizata Adoptá Esterilizá Educá.
Përpjekjet për ta shpëtuar Magui-n, rezultuan të kota, sepse kur iu afrua ndihma, ishte shumë vonë. Në fakt, djali ankohej në postimin e tij se disa veterinerë nuk e kishin “vënë ujin në zjarr” për kafshën.
Fenomeni duket është shqetësues, dhe në Italinë fqinjë, me afrimin e festave, zyrtarë të ndryshëm lokalë kanë nisur një fushatë kundër mjeteve piroteknike që trembin kafshët. Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Britaninë e madhe, ku disa këlyshë kanë pësuar atak në zemër prej zhurmave të forta e të menjëhershme. Susan Paterson, pronarja e një qeni atje që pësoi të njëjtin fat, nisi një peticion online përmes të cilit kërkoi që të rishikohen rregulla në mënyrë të tillë që të kufizohet përdorimi i fishekzjarreve në ditë festash.
Paterson arriti të mbledhë më shumë se 500 mijë firma, ndërkohë që me mijëra firma ka marrë dhe një peticion tjetër, i cili këmbëngul që ti ndalohet fare publikut shitja e fishekzjarreve.
Top Channel