Disa orë para fillimit të duelit Barcelona – Real, ndodhi një incident në skuadrën katalanase.

ESPN raportoi se mesfushori Arturo Vidal ishte shumë i zemëruar pasi mësoi se nuk do të ishte në formacionin e parë.

Lojtari i Kombëtares së Kilit zakonisht qëndron më gjatë pas stërvitjes, por këtë herë ai nuk e bëri këtë dhe shkoi në shtëpi.

Shokët e skuadrës thuhet se u përpoqën ta ndalonin, por dështuan, transmeton KosovaPress.

Vidal ishte në listën e 18 lojtarëve që trajneri Ernesto Valverde llogarit për “El Clasico”, por është e pasigurt nëse ai do të paraqitet në skuadër.

Ivan Rakitic, Serhio Buskets dhe Frankie de Jong morën avantazhin ndaj tij.

Ndeshja midis rivalëve më të mëdhenj të futbollit spanjoll është në program nga ora 20.00.

Top Channel