Whirpool: “Ktheni makinat larëse Hotpoint e Indesit, mund të marrin zjarr”

17/12/2019 18:30

Kompania amerikane e pajisjeve elektroshtëpiake, Whirpool, e cila zotëron edhe Hotpoint dhe Indesit, u ka kërkuar klientëve në Britani që të rikthejnë 519.000 makina larëse, pasi mund të kenë një defekt me mbylljen e derës që mund të çojë drejt marrjes flakë.

Kompania u tha klientëve të cilët i kanë blerë këto pajisje që nga viti 2014 e më pas, që t’i sjellin menjëherë duke nisur që nga janari, dhe të mos i ndezin deri atëherë, pasi defekti bën që të mbinxehen dhe të plasë dera.

Whirpool u bën thirrje klientëve që të kontaktojnë menjëherë për të verifikuar nga numri i serisë nëse modeli i tyre ndikohet nga ky defekt.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA