Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE) dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë nesër përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Tabakut.
Punimet në këtë urë të shekullit të 18 filluan në korrik dhe vazhduan përgjatë katër muajve gjatë të cilave u kryen një numër punimesh përfshirë ndërtimin e promenadës dhe shëtitoreve, elektrifikimin dhe vizatimin e muraleve. Si edhe në rastin e urës së Terzive, UNDP bashkëpunoi me komunën e cila financoi disa nga punët e restaurimit të urës së Tabakut.
Në ceremoninë e shënimit të përfundimit të punimeve në Urën e Tabakut do të marrin pjesë Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Hellen Franck, zëvendës shefe për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Burbuqe Bakija-Deva, zëvendës ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe zyrtarë komunalë.
Top Channel