Një jaht gjigant rreth 90 metra i gjatë është përplasur të dielën që lamë pas pranë ishujve Kraibe. Në videon që është bërë virale në internet shikohet jahti “Ecstasea”, ku është përplasur me kontrollin e kabinës së urës  e cila ndodhet pranë gjirit “Simpson”.

Operatori i urës mundi që të hidhej në kohë në det dhe ti shpëtonte në këtë mënyrë përplasjes së fuqishme. Aksidenti  u shkaktua nga erërat e forta dhe moti i keq që preku brigjet e ishullit. Mësohet se nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të lënduar dhe dëmet materiale ishin të vogla.

Mediat raportojnë se ky jaht është ndërtuar për pronarin e ekipit anglez të Chelsea-t, rusin Roman Abrahamovic. Ndërsa në vitin 2009 për rreth 120 milionë dollarë nga pakistanezi  Alshair Fiyaz.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA