Partitë shpenzuan rreth 3.6 mln euro për fushatë, nuk kursyen as resurset publike

17/12/2019 10:48

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë janë zhvilluar në frymën demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por krahas saj, subjektet politike në pushtet, pa dallim ndërmjet nivelit qendror dhe lokal kanë keqpërdorur resurset publike për qëllime të fushatës zgjedhore dhe se në gjithsej 787 aktivitete të monitoruara janë shpenzuar rreth 3,6 milionë euro nga partitë politike.

Përveç LDK-së, të gjitha partitë e tjera kanë respektuar tavanin e shpenzimeve për fushatë zgjedhore.

Në gjithsej 787 aktivitete të monitoruara janë shpenzuar rreth 3,6 milionë euro.

Këto të dhëna u bën publike në konferencën e Demokracisë në Veprim mbi procesin zgjedhor të vitit 2019.

Sipas DNV-së, KQZ-së iu janë dashur rreth 53 ditë për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Teksa u bën publike edhe numri i aktiviteteve zgjedhore nga partitë politike, ku prinë PDK me mbi 200 sosh, e po ashtu disa statistika të tjera rreth procesit zgjedhor.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu tha se procesi zgjedhor ka qenë nën frymën demokratike.

Ndërsa, ambasadori gjerman, Christian Held duke vlerësuar të mirë procesin zgjedhor të 6 tetorit kërkoi mes tjerash edhe reformë zgjedhore për t’iu shmangur vonesave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA