Rezultati i dobët në zgjedhje/ LDK thërret Kuvendin e partisë, pritet miratimi i dorëheqjes së kryetarit 26/01 12:42
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në pozitën e presidentit të vendit në marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se në rast të arritjes së kësaj marrëveshje është balancimi i pushteteve.
Hoti nuk konfirmoi nëse sot mund të ndodhë ndonjë takim mes kryetarëve të dy partive, Albin Kurtit dhe Isa Mustafa.
Nënkryetari i LDK-së këto deklarata i dha pas përfundimit të konferencës së Demokracisë në Veprim ku u shpalosën të gjeturat e zgjedhjeve të 6 tetorit./KosovaPress/
Top Channel