Takimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pezulluar deri në zbutjen e qëndrimeve nga njëra palë.

Sekretariati për media në Vetëvendosje ka njoftuar se vazhda e takimeve për tentimin e arritjes së marrëveshjes për krijimin e Qeverisë nuk do të mbahet as gjatë së martës si pasojë e pozicionimeve të ngurta nga LDK-ja.

“Nuk ka takim as sot. Nuk ka asnjë zhvillim të ri. Lëvizja është shumë e interesuar për koalicion, por nga pala tjetër po hasim në pozicionime të ngurta”.

Në anën tjetër, LDK-ja ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku në rend dite do të jetë pikërisht ngecja e bisedimeve.

Për këtë zvarritje qytetarët i bëjnë fajtorë të dy partitë.

Megjithëkëtë besojnë se marrëveshja do të bëhet para konstituimit të kuvendit dhe vendin nuk do ta qojnë në zgjedhje.

Marrëveshja fillimisht u premtua se do të arrihet brenda 4 ditësh nga certifikimi i rezultatit zgjedhor.

E pasi u panë ndasitë në nivel të lartë politikë, premtimi tjetër u dha para konstituimit të Kuvendit, të thirrur nga Presidenti më 26 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA