Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës S.Z-S për veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E akuzuara është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 vjet, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 05.10.2018.
S.Z-S akuzohet nga Prokuroria se më datën 21.09.2018, rreth orës 08.30 në banesën e saj 39 A Grande Rue në Dole – Francë, ku ishin edhe duke jetuar, me dashje e kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj tani të ndjerin A.S duke e goditur me sëpatë të paktën 11 herë në qafë, e që këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës.
Me aktvendim të veçantë të akuzuarës S.Z-S i vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Top Channel