Turqia ka qenë e detyruar të ndërhyjë ushtarakisht në Siri për shkak të pamjaftueshmërisë së ndihmave ndërkombëtare në mbështetje të refugjatëve sirianë, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ndërkohë që ne nuk kemi marrë ndihmat që prisnim nga komuniteti ndërkombëtar, ne jemi të detyruar të shqetësohemi për mbrojtjen tonë”, theksoi Erdogan gjatë Forumit Botëror për refugjatët.

“Ne kemi filluar operacionet (…) për evakuimin e organizatave terroriste të Shtetit Islamik (EI) dhe forcave kurde të YPG dhe PKK që ndodhen në zonat përkatëse”, konfirmoi ai në takimin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë./atsh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA