Skaudra e Teutës ka filluar ditën e hënë stërvitjen me trajnerin e ri Edi Martini i cili është prezantuar përpara lojtarëve së bashku me drejtorin e ri sportiv, Artan Shytin.
Të pakta kanë qenë fjalët e Martinit për lojtarët e Teutës pasi për të kjo skuadër është një deja vu, duke qenë se e ka drejtuar edhe rreth 10 vite më parë.
Ndërkohë që Artan Shqyti është një emër gjithashtu i njohur për Teutën i cili edhe në të shkuarën ka pasur role të ngjashme tek skuadra durrsake dhe e njeh mjaft mirë këtë ambient.
Drejtuesit e skuadrës së Teutës fundjavën e shkuar pas humbjes 4-0 me Kukësin vendosën të largojnë trajnerin Bledi Shkëmbi i cili i udhëhoqi ato që nga sezoni i shkuar, duke i lënë në vendin e 7, në kuotën e 22 pikëve, apo 5 pikë më pak se Kukësi kryesues. Ndërkohë nuk nxitohen tek Partizani i cili do të vazhdojë këto dy ndeshje të mbetura nga viti 2019 me Teutën të mërkurën dhe Vllazninë të dielën nën drejtimin e trajnerit të Partizanit B, Renaldo Kalarin dhe ish-ndihmësit të Gegës Artan Mehmeti.
Nga skuadrat që kanë zëvendësuar trajnerin është edhe Luftëtari i cili do të udhëhiqet nën drejtimin e ish-lojtarit të tyre Neritan Novi. Ende pa u mbyllur faza e dytë e kampionatit të Superligës e cila është e përbërë nga 10 skuadra, janë ndryshuar 9 trajnerë.
Top Channel