Këshilli bashkiak i Lezhës është mbledhur dhe ka miratuar dhënien e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për 160 familje të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i cili theksoi se pas rikonstruksionit të banesave (pallate) banorët do të rikthehen në shtëpitë e tyre.
“Deri tani kemi vlerësuar si të nevojshëm shembjen e pallatit 88 për të cilin edhe vendimi mendojmë se do të jetë i shpejtë për të vijuar me rindërtimin bashkë me donatorët. Faza e verifikimit është ende në proces dhe do të vijohet. Brenda kësaj jave do të kemi vlerësim përfundimtar për statusin e banesave për të cilat është bërë ankimim dhe do të vendoset për shembjen e disa objekteve. Ne për këtë do të thërrasim sërish këshillin bashkiak për të marrë vendimet përkatëse”, tha Ndreu.
Top Channel