Nga Krasnodari në Kharkiv/ Lufta merr jetë civile ndërsa shtyhen bisedimet për paqe, dy fëmijë vriten pas sulmit me dron në një çerdhe
Një skelet 65 milionë vjeçar është gjetur në një plazh të Somerset-it falë hundëve të mprehta të një qeni.
Jon Gopsill, 54 vjeç, ishte duke shëtitur me dy kafshët e tij shtëpiake në bregdetin e Stolford, Somerset të shtunën, kur ata nuhatën një kockë që rezultoi pjesë e një fosili të gjatë 1.67 metra, të ekspozuar nga stuhitë e fundit.
Gopsill, një arkeolog amator, beson se fosili është i rendit parahistorik të krijesave të detit me porozë të njohur si ichhyosaurs që kanë jetuar gjatë periudhës Jurassic.
Gopsill, i cili punon si infermier, ka raportuar gjetjet e tij në Somerset Heritage, si dhe Muzeun e Historisë Natyrore. Vitin e kaluar, kocka nga nofulla e poshtme e një ighyosauri gjigand 85 metra u gjet në fshatin Somerset të Lilstock – që daton nga periudha e Triasikut të Vonë, rreth 235 deri në 200 milionë vjet më parë.
Ichthyosaurs nuk ishin dinozaurët, por një grup i madh i zvarranikëve detarë gjatë kohës gjeologjike Jurassic dhe u zhdukën gjatë periudhave të Kretace – rreth 145 – 66 milionë vjet më parë.
Ata ishin mesatarisht rreth 6 deri në 13 metra gjatësi dhe të ngjashëm me delfinët e sotëm. Ichthyosaurs ishte një grup i zvarranikëve që u shuan rreth 90 milion vjet më parë.
Këto speciet u shfaqën gjatë Triasikut, arritën kulmin e tyre gjatë Jurasikut, dhe u zhdukën gjatë periudhës së Kretakut.
Shpesh të keqidentifikuara si dinozaurë notues, këta zvarranikë u shfaqën përpara dinozaurëve të parë. Shkencëtarët llogaritin se ato kishin një shpejtësi noti prej 22 km/orë.
Lloji më i madh i ichthyosaur mendohet të jetë rritur në më shumë se 20 metra. Fosili më i madh i plotë i ichthyosaurus i zbuluar ndonjëherë, në 3.5 metra, u zbulua se kishte një fetus akoma brenda barkut të tij.
Top Channel