Policia njofton se ka shtuar “masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Si rezultat i kontrolle të pandërprera , muajt e fundit, janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët tregtonin kapsolla zeus dhe fishekzjarrë, një nga këto raste është evidentuar dhe proceduar në Tiranë, ku shtetasi A.A,është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku  janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Top Channel