Andrey Kondrashov, një ndër njerëzit kryesor të propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin po qëndron në Kosovë. Kondrashov është zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus VGTRK.
Sipas burimeve të redaksisë, nuk dihet saktë arsyeja pse ai gjendet në Kosovë, por dyshimet janë se “ai nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledh informacion të ndjeshëm, i cili mund të ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës”.
Deri vonë ai ka udhëhequr programin Vest Nedeli (Lajmet e Javës), ndërsa në janar të vitit 2018, ai është bërë zëdhënës i selisë së fushatës elektorale të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai është autor i disa filmave dokumentar, përfshirë edhe filmin “Krimea, rruga për atdhe”, e cila përqendrohet në ngjarjet e vitit 2014, gjatë aneksimit të Krimesë. Ky film paraqet një intervistë të gjatë me presidentin rus, Putin.
Kondrashov ishte edhe në mesin e gazetarëve të dekoruar nga presidenti rus, Putin për mbulimin “objektiv” të ngjarjeve në Krime.
Ai është gjithashtu autor i filmit dokumentar me titull “Putin”, i cili përbehet me një seri intervistash me këtë të fundit. Ky film gjithashtu përmban intervista me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev, sekretarin e këshillit të sigurisë Nikolai Patrushev, ish-kancelarin gjerman dhe ish-kryeministrin italian.
Në foto: Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Andrey Kondrasho
Top Channel