Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon përfshirjen e pozitës së presidentit në marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje por po refuzon përcaktimin e emrit të cilin duan ta propozojnë me rastin e përfundimit të mandatit të presidentit aktual, Hashim Thaçi, më 2021.
Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa mos pajtueshmërinë e VV-së në këtë pikë, po e vlerëson si mosbesim ndaj tyre.
Megjithëse u premtua se takimet mes kryetarëve të partive do të jenë të përditshme deri në arritjen e marrëveshjes, Mustafa tregojë se përveç të dielën, takim nuk kanë lënë as për të hënën.
Konsultimet për bisedimet me VV-në, LDK-ja i ka zgjeruar edhe me kryetarët e degëve të partisë, me të cilët mbajti takim gjatë së hënës.
Derisa partitë vazhdojnë konsultimet për arritjen e marrëveshjes për krijimin e Qeverisë, kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit.
Top Channel