Fituan 4 milionë euro por vazhdojnë të marrin përkrahje sociale

16/12/2019 15:27

Një baba 30-vjeçar, i papunë, dhe bashkëshortja e tij, të cilët fituan më shumë se 4 milionë euro nga faqja e basteve sportive Bet365, vazhdojnë të marrin më shumë se 3000 sterlina në muaj nga përkrahja sociale, pasi figurojnë të papunë.

30 vjeçari Thomas Roche ka blerë 5 makina, një shtëpi me gjashtë dhoma pothuajse 1 milionë euro, por pagesën e përkrahjes sociale nuk kanë menduar ta lënë.

Pagesa e lartë e përkrahjes sociale u vjen pasi dy prindërit e rinj kanë tetë fëmijë. Ata marrin 2000 sterlina në muaj për fëmijët, plus 600 sterlina për tre prej fëmijëve të cilët kanë probleme të invaliditetit, si dhe 505 sterlina të tjera për prindërit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel