
Votat e diasporës në Kosovë/ Të mërkurën nis numërimi për më shumë se 15 mijë fletëvotimi
24/02 20:01
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Serbi Sem Fabrizi deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd është një nga elementët kryesorë për rimëkëmbjen e rajonit dhe vazhdimin e rrugës së Serbisë drejt Bashkimit.
Duke promovuar Ditarin e 10-të të Studentëve Evropianë nga Delegacioni i BE-së, ai kujtoi se ishte arritur përparim i madh në negociatat gjatë dhjetë vjetëve të fundit, por që nuk kishte përparim në dialog në këtë kohë.
“Përfaqësuesit e BE do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim dhe shpresojmë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve. BE do të vazhdojë ta mbështesë këtë, “tha Fabrizi.
Top Channel