I largoi Vettingu, por duan benefite/ 4 gjyqtarë të lartë kërkojnë 2 paga dhe 50% të rrogës sipas viteve të punës

15/12/2019 20:18

Ish kryetari i Gjykatës së Larte Xhezair Zaganjori dhe tre ish gjyqtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë kanë vendosur të luajnë “juristash” me institucionet e reja te e reformës në drejtësi.

Pas largimit nga detyra për shkak të vettingut , Zaganjori i është drejtuar këshillit të lartë gjyqësor duke kërkuar respektimin e një ligji që vazhdon të jetë në fuqi prej 23 vitesh dhe që sipas tij ka efekt përsa i takon pagës kalimtare.

Sipas burimeve të Top Channel duke u bazuar në ligjin numër 8097 të datës 21 mars 1996 , ish kryegjyqtari i lartë kërkon që ti paguhen dy paga me argumentin se ligji në fjalë ja garanton pagesën kalimtare në bazë të funksionit që ka patur.

Por të njëjtën gjë Top Channel mëson se kërkojnë edhe ish gjyqtari i lartë Tom Ndreca i shkarkuar nga vettingu e gjithashtu edhe Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen nga gjykata supreme sapo ligji i vettingut hyri në fuqi. Këtë kërkesë mësohet se e ka bërë dhe një gjyqtar i katërt, por emir i tij nuk konfirmohet nga KLGJ. Por burime pranë KLGj tregojnë se kërkesat në fjalë nuk janë marrë ende në shqyrtim si dhe nuk janë futur në axhendën e mbledhjeve të qeverisë së gjyqësorit.

Top Channel