Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16ºC.
Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit dhe jo vetëm:
Top Channel