Zyrtare/ Konservatorët fitojnë bindshëm, lideri i Laburistëve jep dorëheqjen pas humbjes drastike

13/12/2019 06:49

Tashmë është zyrtare fitorja e Konservatorëve në Britania e Madhe.

Fitorja e Boris Johnson është shumë e thellë duke i dhënë atij një shumicë të konsiderueshme. Sipas raportimit të fundit të mediave të huaja Konservatorët kanë siguruar 326 vende në parlament.

Një humbje e rëndë për Laburistët të drejtuar nga Jeremy Corbyn. Corbyn ka deklaruar pas disfatës së rëndë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Laburistët kanë siguruar 199 ulëse në parlament, një rezultat edhe më i dobët se ai i vitit 2017 ku kishte 63 vende më shumë.

Partia e tretë u rëndit Partia Nacionale e Skocisë (SNP) e cila siguroi plot 55 vende në parlament. Liberal Demokratët morën 13 vende, ndërsa Partia e Gjelbër 1.

Boris Johnson në pronocimet e para ka thënë se ky është mandati i karrierës së tij dhe se tani do të zgjidhet edhe Brexit. Një tjetër surprizë në këto zgjedhje ishte edhe humbja e vendit në parlamet e lideres së Liberal Demokratëve, Jo Swinson.

Për Konservatorët një fitore e tillë nuk ishte parë që në kohën kur kandidonte Margaret Thatcher në 1987, ndërsa për Laburistët ky është rezultati më i keq që prej vitit 1935.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel