Historia e dy binjakëve ku pak e dinë “Kush është Kush”, do të jetë telenovela që do të mbërthejë shqiptarët pas ekranit të Top Channel nga hëna deri të shtunën, në orën 10:00.
Vuajtje dhe gezime, dashuri dhe urrejtje, ngatërresa dhe intriga, plagë të reja e të vjetra që hapen, për t’i dhënë jetë pasioneve të reja, por edhe të qeshura pa fund. Është subjekti i telenovelës që ka arritur kulmin e shikueshmërisë, me një kast të jashtëzakonshëm të aktorëve Augenio Siller, Kimberly Dos Ramos, Danna Paola, Laura Flores, Jonathan Islas, etj.
“Kush është kush?”,- është historia e dy vëllezërve binjakë, njëri i pasur dhe tjetri i varfër, të cilët i kanë ndarë në lindje dhe i ribashkon fati shumë vite më vonë.
Pjesa e parë e telenovelës që ka thyer rekode shikueshmërie në shumë vende të botës, nis transmetimin këtë të premte në ekranin e Top Channel.
Top Channel