Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar profesor Përparim Kabo. Në studio u fol për krijimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), nismë që është ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë investuar dhe janë ideatorët dhe pionierët, deri në fund të kësaj nisme.

Në studio, Kabo tha se Amerika po luan rol kyç për hartimin e kësaj strukture. Duke shtuar se në politikën globale të shtetit Amerikan, është lufta kundër korrupsionit dhe krimit, pra ky është një mision global.

“E para që të jemi të kthjellët në atë që themi, çdo Ambasador Amerikan ka rëndësinë e vet në skakierën  e strukturave shtetërore të shtetit Amerikan. Si përfaqësues i Presidentit Amerikan, dhe i deleguar nga Departamenti Amerikan të shtetit rezident në atë vend ku ai është ambasador. Në rastin konkret në Shqipëri. Por kur flasim  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të kemi parasysh jo vetëm ambasadorët. Po të shohësh me vëmendje deklaratën sot të Ambasadës Amerikane ato e thonë që në hyrje, në politikën globale të shtetit amerikan është lufta kundër korrupsionit dhe krimit, kjo është një mision globlal”, tha profesor Kabo.

Top Channel