Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov kundër çdo “përpjekjeje për të ndërhyrë” në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe “i ka bërë thirrje Moskës të zgjidhe konfliktin me Ukrainën”.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, dhënë pas takimit mes dy zyrtarëve në Uashington, thuhet se presidenti amerikan nënvizoi faktin që mbështet “kontrollin efikas të armëve në botë”, duke përfshirë jo vetëm Rusinë, por edhe Kinën. Trump nga ana tjetër ka kërkuar mbështetjen e Rusisë në frenimin e Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, si dhe në sigurimin e denuklearizimit të Koresë Veriore. Vizita e Lavrovit erdhi një ditë pas bisedimeve në Paris mes të Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës.

Qëllimi i këtij takimi ishte t`i jepet fund konfliktit në lindje të Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është takuar po ashtu me Lavrovin, e ndonëse pati pak shenja të një përparimi në marrëdhëniet SHBA-Rusi, Pompeo shprehu bindjen se kjo situatë do të ndryshojë. Të dy kanë diskutuar një varg çështjesh ndërkombëtare, duke përfshirë denuklearizimin e Koresë Veriore, ndryshimin e udhëheqësisë në Venezuelë si dhe ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA