Në Maqedoninë e Veriut po vihet re një fenomen ku shtetasit me kombësi maqedonase po deklarohen gjithnjë e më shumë si shqiptarë. Këta shtetas nuk shprehin se kanë përkatësi etnike shqiptare për të zënë vendet e punës në institucione dhe administratën shtetërore.

TV21 raporton se për në njësinë e Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit janë punësuar 10 persona, ku pesë prej tyre deklarohen shqiptarë. Në të vërtetë, vetëm njëri prej tyre është shqiptar, ndërsa katër të tjerët janë maqedonas, Kire Trajkovski, Dejan Ilievski, Zlatko Serafimovski dhe Goran Trajkovski.

Gazetarët kanë provuar të marrin një deklaratë nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive mbi këto manipulime, por aty shprehen se në Maqedoni nuk ekziston mekanizëm ligjor që mund t’i thuhet dikujt se nuk i takon një përkatësie etnike të caktuar.

Në Maqedoninë e Veriut, për të respektuar të drejtat e shqiptarëve, komuniteti i dytë më i madh në vend, ka ligje dhe rregulla që mundësojnë vende pune për punësimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA