![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/3328-2_sd-1-800x450.jpg)
The Guardian bën profilin e Kadaresë: Përgjigjja që i dha kritikave të shkrimtares rumune se karriera e tij është ngritur mbi “baza të dyshimta”
01/07 22:47
Një oficer policie dhe të paktën pesë persona të tjerë kanë vdekur në një betejë me armë që ndodhi Jersey City, të New Jersey-t.
Dy policë të tjerë u plagosën gjithashtu gjatë incidentit, i cili arriti kulmin kur dy të armatosur u futën brenda një dyqani.
Disa shkolla dhe biznese lokale u mbyllën përkohësisht.
Ende nuk dihet motivi i kësaj beteje me armë që shkaktoi 6 viktima. Bëhet e ditur që nuk dyshohet për sulm terrorist.
Autoritetet identifikuan policin që humbi jetën. Ai ishte Joseph Seals, 39 vjeç, i cili ishte pjesë e një programi të gjerë shtetëror për konfiskimin e armëve të paligjshme.
Top Channel