Inter është turpëruar në shtëpi pasi u mund nga Barcelona me rezultatin 1-2 edhe pse katalanasit luajtën me një formacion miks mes shumë mungesave si Messi, Ter Stegen, Pique dhe Sergio Roberto.
Në sfidën në “San Siro” shënuan Perez e Ansu Fati për Barçën e Lautaro për Interin kjo sfidë e raundit të fundit të ndeshjeve në grupe, me kryesuesit e Serisë A që shkojnë në Europa League. Borussia e Dortmudit, e dyta në Grupin F, bëri detyrën, duke fituar 2-1 me Slavian e Pragës (Sancho 10’, Brandt 61/Soucek 43’).
Eliminohet në mënyrë surprizë skuadra gjysëm-finaliste e sezonit të kaluar të Championsit, Ajaxi i Amsterdamit, që u mposht 0-1 në shtëpi nga Valencia në Grupin H me gol të Rodrigos. Chelsea u kualifikua si i dyti, me 11 pikë, aq sa Valencia, pasi mposhti 2-1 Lille. Shënuan për londinezët Abraham dhe Azpilicueta, ndërsa për francezët shkurtoi diferencën Remy.
Leipzigu barazoi 2-2 në fushën e Lyonit, duke siguruar vendin e parë në Grupin G, ndërsa francezët u kualifikuan si të dytët me 8 pikë, një pikë më shumë se Zeniti, që u mposht 0-3 nga Benfica, duke humbur madje edhe mundësinë për të luajtur në Europa League.
Top Channel