Sot në Bruksel do të mbahet takim joformal pune i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, në të cilin janë ftuar edhe ministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Takimi është i organizuar nga ana e Greqisë. Sipas MPJ-së së Greqisë, takimi është mundësi e mirë për dialog të frytshëm dhe përforcim të perspektivës evropiane të dy vendeve.
Nga MPJ-ja e RMV-së kanë kumtuar se takimi i punës është mundësi që ministri Nikolla Dimitrov, t’i njohë kolegët ministra me ndodhitë e fundit politike në vend, me fokus të prioriteteve kyçe lidhur me sundimin e së drejtës, por edhe me zbatimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Nga MPJ, thonë se ai do ta përsërit kërkesën që Këshilli sa më shpejtë të arrijë pajtueshmëri për metodologjinë e re negociuese dhe të miratojë vendim për fillimin e negociatave.
Ndryshe, propozimi francez nuk është pritur mirë në Maqedoninë e Veriut, ngaqë ajo prolongoi për në maj të 2020 marrjen e datës për çeljen e negociatave anëtarësuese me BE-në, të cilat priteshin të ndodhnin në muajin tetor. Mosçeljen e negociatave në tetor, kreu i Komisionit Evropian (KE) e kanë cilësuar si “gabim historik”, ndërkaq kreu shtetëror në RMV si shenjë përgjegjësie shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare për më 12 prill të 2020-s.

Top Channel