Ajo që mund të konsiderohej si një garë rutinë me kuaj, është rikthyer në një “fushë betejë” në Australi. Pas mbarimit të garave, disa gra janë grindur me njëra tjetrën, veprim ky që ka përfshirë edhe meshkujt për ta rikthyer zënkën në përmasa masive.

Në fotot e publikuara shikohen burra që grinden me njëri tjetrin, duke gjuajtur grushte të panumërta. Madje një grua përdori një tufë lulesh për të gjuajtur një person që po dhunonte të dashurin e saj. Nga ana tjetër shikojmë shumë taka të larta që përdoren nga gratë për të goditur njëra tjetrën, duke e kthyer situatën sa komike por edhe të dhimbshme.

Policia vendase vendosi në pranga disa persona, por ende po heton për zbardhjen të plotë e ngjarjes që deri më tani është ende e paqartë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA