Kryeministri Edi Rama pas konferencës doli në një deklaratë për shtyp së bashku me presidentin Erdogan ku i pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu dha më shumë detaje për takimin.

Ata u dukën të dy të qetë dhe shumë miqësor me njëri tjetrin ndërsa ndanë për Top Channel ato se çfarë diskutuan në gati tre orë takim.

“Takimi me Erdogan zgjati rreth 3 orë. Folëm për shumë gjëranë të gjitha aspektet. Kemi të gjitha çadrat e nevojshme kanë filluar të instalohen, të tjerat nisen sot. Për banesat ka filluar puna, po përcaktojmë vendet. Ndihma ka qenë e gjithë anshme, nuk flasim vetëm për çadra kanë ardhur dhe njerëz, jo vetëm gjëra materiale”, tha ai.

Ndërsa Erdogan u shpreh: “Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve.

Do tu tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer. Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra specialisht për dimër për të gjithë ata që janë pa shtëpi”, tha ai për Top Channel.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA