Kosovë/ Ndihmat për të prekurit e tërmetit shpërndahen në çdo shtëpi ku janë strehuar

06/12/2019 06:59

Pas ndihmave të ofruara për të prekurit nga tërmeti në Parkun Inovativ të Prizrenit, tash dhënia e tyre është zhvendosur nëpër çdo shtëpi.

Shoqata “Nëna Terezë” gjatë së enjtes nisi shpërndarjen e më tepër se dyzetë produkteve ushqimore e higjienike në shtëpitë ku janë akomoduar të ardhurit nga Durrësi e Tirana.

Familjet e para që u furnizuan ishin familjet Dushi e Shehu. Megjithëkëtë, banorët shqiptarë shprehin vullnetin që të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Shoqata “Nëna Terezë” në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit kanë arritur t’i identifikojnë rreth 100 familje shqiptare me rreth 300 persona që janë vendosur nëpër familjet kosovare.

Përveç këtyre familjeve, në Kosovë janë strehuar edhe 600 qytetarë të tjerë në Parkun Inovativ, ndërsa numri i të akomoduar në hotele nuk dihet.

Të gjitha ndihmat për këto familje kanë ardhur nga vullneti qytetar, derisa nuk ka munguar as ai institucional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA