Osmani informon diplomatët kanadezë me ecurinë e bisedimeve për formimin e qeverisë së re

05/12/2019 17:35

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm për Euroazi dhe Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, David Sproule, ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman dhe komisioneren për Tregti në Ambasadën e Kanadasë, Synthia Dodig.

Ajo me këtë rast falënderoi shtetin kanadez për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme zhvillimore.

Po ashtu, Osmani njoftoi diplomatët kanadezë për zhvillimet politike në vend dhe ecurinë e bisedimeve LDK-LVV për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Njëkohësisht, Osmani potencoi rëndësinë për thellimin e bashkëpunimit me qeverinë kanadeze në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve.

Ndërsa, ambasadori Bowman shprehu përkushtimin e Kanadasë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e Kosovës në proceset e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA