Pasi u pëlqeu shtëpia që vizituan për pushime, Barak dhe Mishel Obama vendosën ta blejnë për 11.75 milionë dollarë, 4.5 milionë më pak se ç’kërkohej fillimisht.

Prona madhështore  shtëpi prej rreth 700 metrash katrorë, ndërsa toka shkon në gati 12 hektarë.

Shtëpia luksoze ka shtatë dhoma gjumi dhe një pishinë përpara, dhe ish-familja presidenciale e SHBA-ve e ka vizituar rregullisht gjatë pushimeve.

Shtëpia u nxor në shitje fillimisht për 16.25 milionë dollarë në qershor, por në korrik pati një ulje çmimi dhe shkoi në 14.85 milionë.

Shtëpia është vizituar shpesh edhe nga Bill Klinton dhe bashkëshortja e tij, Hillari, dhe në të shkuarën ka pasur si vizitor edhe presidentin Kenedi dhe Xheki Onasin.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA