25/11 14:33
Mungesa e ligjeve për trajtimin e kafshëve ka bërë që në Rusi të mbahen kafshë ekzotike edhe në apartamentet e vogla komuniste.
Por së fundmi, shteti rus ka miratuar një ligj të quajtur Trajtimi i Përgjegjshëm i kafshëve, dhe do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2020.
Qëllimi i këtij ligji është që të ndalojë mbajtjen e 33 kafshëve nëpër shtëpi private.
Lista përfshin kafshë që mund të jenë të rrezikshme qoftë për të zotët, qoftë për kafshët e tjera që mund të vënë në rrezik.
Megjithatë, nëse kafshë të tilla blihen para 1 Janarit të vitit 2020, të zotët do të munden t’i mbajnë pa problem.
Top Channel