Kishte premtuar se do të vinte personalisht në Shqipëri, shumë shpejt, dhe e ka mbajtur fjalën e dhënë.

Përmes një videoje të postuar në Instagram këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, thotë se po niset bashkë me të atin drejt Shqipërisë.

Qëllimi im është që të ndërgjegjësoj edhe opinionin ndërkombëtar thotë Bebe Rexha.

Përmes GoFondMe, Bebe Rexha ia doli që në shumë pak kohë të mblidhte 100 mije dollarë ndihma për tërmetin dhe tha se do të sigurohej personalisht që këto para të përdoreshin atje ku ishte e nevojshme.

Veç saj, janë edhe shumë personalitete të njohura shqiptare në botë që kanë dhënë ndihmën dhe kontributin e tyre. Përfshirë këtu edhe dy këngëtaret e tjera shqiptare që na bëjnë të ndjehemi krenarë, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Top Channel