Pas më shumë se një muaj protesta, kryeministri i Irakut njoftoi se do të japë dorëheqjen

29/11/2019 17:39

Ditën e sotme kryeministri irakian, Adel Abdul-Mahdi, është shprehur se do të paraqesë dorëheqjen në parlamentin e vendit, pas protestave disa javore ndaj tij.

Ky vendim i tij u bë pasi kleriku më i lartë shiit-it të Irakut, Ajatollahu i Madh, Ali Al-Sistani bëri thirrje për ndryshim në udhëheqjen e vendit. Gjatë protestave të javë të fundit, rreth 400 vetë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë të plagosur nga protestat që janë bërë kundër numrit një të qeverisë.

Protestat kanë nisur që më datën 1 tetor të muajit të kaluar. Forcat ushtarake irakiane kanë përdorur armë zjarri ndaj protestuesve këtë të enjte, nga ky sulm të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe kjo ditë është konsideruar si dita më e përgjakshme që kur kanë filluar protestat muajin e kaluar. Edhe pse Adel Abdul-Mahdi u shpreh se do të japë dorëheqjen, ai nuk e deklaroi kohën se kur do ta bëjë këtë zyrtarizojë këtë vendim të tij.

Top Channel