Dje në orën 03:54 vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Igjeum që prej mëngjesit të djeshëm, ora 3.54 kur goditja kryesore pati magnitude 6.3 ballë, e deri në momentin që po flasim janë shënuar 310 pasgoditje.

Gjithashtu bëhet me dije se 200 specialistë të kërkim shpëtimit dhe emergjencave civile nga:Kosova Bashkimi Europian, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut kanë mbërritur ore pas ore në Shqipëri për të asistuar ekipet shqiptare.

Top Channel