Presidenti Meta ka folur për mediat e huaja pas tërmetit të një dite më parë.

Ai është shprehur se është e rëndësishme që të shpëtohen jetët e njerëzve dhe ka vlerësuar faktin që është shpallur gjendja e emergjencës.

Meta:

Na duhet një plan emergjence për ditët në vijim. E rëndësishme është vetëm shpëtimi i njerëzve që ndodhen nën rrënoja.

Do të bëhet një vlerësim në total, por padyshim kjo kërkon kohë.

Fakti që është shpallur gjendja e emergjencës është një hap pozitiv.

Nuk do humbasim shpresën që mos të ketë më viktima dhe bilanci mos të rritet.

Top Channel