‘Kurti të deklarohet pse po kërkon marrëveshje me hajna’

24/11/2019 18:08

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, avokati Besnik Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku deklaroi se të gjithë ish-kryeministrat vodhën.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se Albin Kurti duhet të deklarohet qartë dhe zëshëm se pse po kërkon marrëveshje me hajna.

“Për një lider që synon pushtetin për ta çrrënjosur kapjen e shtetit, e për ta luftuar kriminalitetin, nuk duket e arsyeshme e as e logjikshme të bëjë koalicion me hajna, nëse të tillë veç qenkan LDK dhe lideri i tyre”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Z. Kurti, ” Me hajna, me hajna, dua pushtet”

Vardisje e levdata pafund privatisht, sharje e fyerje publikisht, po reflekton se fundmi formula qe po aplikon z. Albin Kurti per te negociuar me Lidhjen Demokratike te Kosoves, per nje koalicion te mundshem per bashkeqeverisje.

Ky paradoks i diskursit te tij, jo i rralle, se fundmi u shfaq edhe ne paraqitjen e tij televizive ne Top Channel, ku z. Kurti nuk hezitoi t’u jap epitetin e hajnave ish kryeministrave te Kosoves, pjese e te cileve ishte edhe lideri aktual i LDK-se.

Per nje lider qe synon pushtetin per ta crrenjosur kapjen e shtetit, e per ta luftuar kriminalitetin, nuk duket e arsyeshme e as e logjikshme te beje koalicion me hajna, nese te tille veç qenkan LDK dhe lideri i tyre.

Top Channel