Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” të hënën shënon 75-vjetorin e themelimit.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Biblioteka Kombëtare do t’ua shpërndajë të gjitha bibliotekave publike nga një kopje digjitale të projektit “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999″, i cili është përgatitur nga The Centre for Albanian Studies, nën përkujdesjen e Noel Malcolm, derisa është mbështetur edhe nga Qeveria e Kosovës.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, po ashtu, ka përgatitur ekspozitën “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999″, e cila do të hapet po nesër.

Top Channel