Lëngu i portokallit përveç shijes së mirë që ndihet kur e konsumon është dhe shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut.
Ai është i pasur me shumë vlera ushqimore dhe vitamina, të cilat ndihmojnë organizmin në shërimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Studiuesit e fushës së mjekësisë rekomandojnë që të shtoni lëngun e portokallit në menunë tuaj ditore.
Çfarë vlerash përmban lëngu i portokallit:
I pasur me vitamina dhe minerale
Lëngu i portokallit përmban një sasi të madhe të vitaminës C. Lëngu i përftuar nga portokalli është i pasur me kalium, magnez dhe proteina. Të gjitha këto vitamina dhe minerale ndihmojnë në shëndetin e mirë të trupit dhe të gjithë organizmit.
Antioksidant
Lëngu i portokallit përmban një sasi të madhe antioksidantësh siç janë flavonoidet apo kartenoidet. Ky lëng rregullon dhe balancon diabetin dhe sëmundjet kancerogjene, sëmundje këto që njihen si shkaktarët kryesorë të sëmundjes së zemrës.
Parandalon gurët në veshka
Gurët në veshka është një sëmundje shumë e përhapur në të dyja gjinitë si tek burrat dhe tek gratë. Ato mund të kthehen në një problem të vërtetë dhe të ndikojnë në jetën e përditshme, pasi shkaktojnë shumë dhimbje dhe probleme të stomakut. Lëngu i portokallit është një nga asgjësuesit më të mëdha të gurëve në veshka, pasi sasia e tepërt e këtij lëngu në organizëm rrit pehashin në trup dhe shkrin gurët në veshka.
Kundër sëmundjeve të zemrës
Sëmundja e zemrës është një nga sëmundjet më të përhapura në të gjithë botën. Numri i personave që diagnostikohen me këtë sëmundje shtohet çdo ditë. Konsumimi i lëngut të portokallit në mënyrë sistematike përmirëson qarkullimin e mirë të gjakut por gjithashtu ul dhe kolesterolin e keq në trup, substanca këto që ndikojnë drejtpërsëdrejti në sëmundjet e zemrës.
Rrit sistemin imunitar
Lëngu i portokallit është një mënyrë shumë i mirë për të luftuar sëmundjet kronike. Pra, ky lëng funksionon si mbrojtës për trupin kundrejt infeksioneve apo sulmeve të jashtme. Sigurohuni që të konsumoni një gotë lëng portokalli të freskët çdo mëngjes, për ta nisur ditën me gjithë energjinë që mund t’ju nevojiten.
Top Channel