Evropiani i 21 vjeçarëve i vitit të ardhshëm/ UEFA hap thesin, 4 milionë euro për 16 kombëtaret pjesëmarrëse 28/11 14:06
Sot rikthehet Superliga e Kosovës më një superndeshje.
Sot zhvillohet ndeshja e parë e javës së 16, që në fakt është edhe kryendeshja e xhiros.
Dy skuadrat kryesuese të tabelës, Ballkani dhe Gjilani, ballafaqohen në Suharekë.
Në letër s’ka favorit, pasi që skuadra e Ismet Munishit ka treguar formë shumë të mirë në shtëpi dhe djemtë e Gentjan Mezanit kanë ditur shpesh herë të shkëlqejnë në udhëtim.
Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Genc Nuza me anësorë Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn, ndërsa gjyqtar i katërt Visar Kastrati.
Ndeshja në Suharekë fillon nga ora 13:00./KosovaPress/
Top Channel