Sot rikthehet Superliga e Kosovës më një superndeshje.

Sot zhvillohet ndeshja e parë e javës së 16, që në fakt është edhe kryendeshja e xhiros.

Dy skuadrat kryesuese të tabelës, Ballkani dhe Gjilani, ballafaqohen në Suharekë.

Në letër s’ka favorit, pasi që skuadra e Ismet Munishit ka treguar formë shumë të mirë në shtëpi dhe djemtë e Gentjan Mezanit kanë ditur shpesh herë të shkëlqejnë në udhëtim.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Genc Nuza me anësorë Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn, ndërsa gjyqtar i katërt Visar Kastrati.

Ndeshja në Suharekë fillon nga ora 13:00./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA