Kombëtaret e të gjitha moshave në futbollin zviceran bazohen në lojtarët me origjinë shqiptare më shumë sesa çdo kombësi tjetër dhe kjo u pa edhe në impenjimet e kësaj jave.

Si në përfaqësuesen A, ashtu dhe në seleksionet e moshave deri 19 vjeç dhe deri në 21 vjeç, futbollistët e lindur në Kosovë ose me prindër nga vendi ballkanas, janë bërë protagonistë me gola dhe asiste.

Andi Zeqiri është emri që po tundon futbollin zviceran kohët e fundit. Supertalenti kosovar ka shënuar dy gola për U-21 të Zvicrës ndaj përfaqësueses së fortë franceze. Forma e tij te helvetikët dhe te skuadra e Laussane ka bërë që drejtuesit e Federatës të avancojnë dukshëm dhe të bëjnë 100% për vete kosovarin e talentuar.

Përfaqësuesja A e Zvicrës do ta ftojë Zeqirin në ndeshjen e radhës për t’i mundësuar debutimin, e nëse kjo ndodh, ai do aktivizohet dhe nuk do mund të luajë as për Kosovën, e aq më pak për Shqipërinë. FFK ka provuar muajve të fundit për ta bindur sih futbollistin e Juventus, por që deri më tani nuk ka patur rezultate.

Këtë javë përfaqësuesja U19 e Zvicrës e ka mposhtur me rezultat shkatërrues 16:1 a Gjibraltarin në kuadër të kualifikueseve, por më shumë se rezultati, në në Konfederatën helvetike janë rikujtuar se baza mbetet shqiptare.

11 gola mbajnë firmën e dy futbollistëve shqiptarë, Lorent Tolaj dhe Orges Bunjaku. Tolaj realizoi plot 8 gola në këtë përballje, ndërkohë Bunjaku 3. Të dy këta lojtarë ende nuk kanë vendosur se me cilin flamur do prezantohen me kombëtaren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA