13. José Mourinho

Në intervistën e parë si trajner i Totenhemit, Zhoze Murinjo ia besoi fjalët e tij kanalit zyrtar të klubit. Për të mos krijuar keqkuptime apo përplasje që janë të zakonshme për një personazh kontrovers si tekniku i njohur portugez, Special One i premtoi tifozëve të skuadrës nënkampione të Europës, një klasifikim ndryshe në fund të sezonit.

“Mund të premtoj një pasion të vërtetë për punën time dhe për klubin. Skuadra më pëlqen shumë dhe në Premier Ligë jemi në një pozicion që nuk na përket.

Në fund të sezonit do bëjmë llogaritë por jam i sigurt që klasifikimi do të jetë ndryshe”-tha Mourinho.
Zhoze Murinjo mori garanci nga klubi londinez se do të ketë një buxhet të konsiderueshëm për merkaton, duke nisur nga janari. Por ai pëlqen më shumë mundësinë për të punuar me të rinjtë.

“Nuk ka trajner në botë që nuk do të punojë me të rinjtë dhe ti ndihmojë të rriten. Jam i presionuar gjithashtu nga stadiumi. Është më i miri në botë ndërsa struktura stërvitore si këto nuk ka në Europë- vijoi portugezi.

Prova e parë e portugezit do të jetë në derbin me Uest Hemin të shtunën, skuadër që e uroi për rikthimin, por e bëri me një kolazh video, të humbjeve më të hidhura të Murinjos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA