Kanë filluar problemet për Chelsean para ndeshjes ndaj Manchester Cityt,

Mesfushori Chrisian Pulisic, pritet të mungojë për shkak se po vuan nga një lëndim në nyje, transmeton KosovaPresss.

Pulisic është rikthyer në formën e duhur, pasi në fillim të sezonit kishte shumë kritika ngase nuk arrinte t’i tregonte tërë kualitetet e tij.

Tjetër lojtar që do të mungojë është Ross Barkley, i cili gjithashtu ka munguar edhe ndaj Crystal Palace.

“Blutë” do të jenë mysafirë të Manchester Cityt këtë të shtunë.

Top Channel